Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputeti gjerman i kërkon sqarime KIE-së për aplikimin e Kosovës: Çka ka ndodhur?

Gazeta10
17 January 2023 - 8:38

Deputeti gjerman Knut Abraham, ka kërkuar sqarime Këshillit të Evropës lidhur me aplikimin e Kosovës në këtë mekanizëm të BE-së.

Abraham tha se asgjë nuk ka ndodhur deri më tani lidhur me këtë aplikim.

Kështu që ai i është drejtuar Këshillit të Ministrave.

“8 muaj më parë, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Që atëherë, asgjë nuk ka ndodhur. Sot pyeta Këshillin e Ministrave, kur ata më në fund planifikojnë që aplikimin e Kosovës ta referojnë te Asambleja Parlamentare për një opinion”, tha Abraham.

Deputeti gjerman dha shembuj të aplikimit kur ato ishin trajtuar me shpejtësi.

“Kur Shqipëria kishte aplikuar për anëtarësim më 4 maj 1992, Këshilli i Ministrave e kishte trajtuar këtë aplikacion shpejt, më 21 maj 1992, te Asambleja Parlamentare për një opinion. Kur Federata e Jugosllavisë kishte aplikuar për anëtarësim më 9 maj 2000, në më pak se tre javë, më 22 nëntor 2000, Këshilli i Ministrave edhe një herë kishte kërkuar nga Asambleja Parlamentare për një opinion”, theksoi ai.

“Që kur Kosova aplikoi për anëtarësim më 12 maj 2022, Këshilli i Ministrave nuk e ka pyetur Asamblenë Parlamentare për një opinion nëse janë plotësuar kriteret për anëtarësim”, shtoi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.