Gazeta10

Deputeti gjerman kërkon shpjegim nga KiE: Pse s’ka ndodhur asgjë me aplikimin e Kosovës?

Deputeti gjerman, Knut Abraham ka kërkuar sqarime dhe shpjegime nga Këshilli i Evropës rreth çështjes së aplikimit të Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm të Bashkimit Evropian, rreth tetë muaj më parë.

Abraham u shpreh se asgjë nuk ka ndodhur deri tani, teksa njoftoi se i është drejtuar Këshillit të Ministrave.“8 muaj më parë, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Që atëherë, asgjë nuk ka ndodhur. Sot pyeta Këshillin e Ministrave, kur ata më në fund planifikojnë që aplikimin e Kosovës ta referojnë te Asambleja Parlamentare për një opinion”, shkroi ai në Twitter

“Kur Shqipëria kishte aplikuar për anëtarësim më 4 maj 1992, Këshilli i Ministrave e kishte trajtuar këtë aplikacion shpejt, më 21 maj 1992, te Asambleja Parlamentare për një opinion. Kur Federata e Jugosllavisë kishte aplikuar për anëtarësim më 9 maj 2000, në më pak se tre javë, më 22 nëntor 2000, Këshilli i Ministrave edhe një herë kishte kërkuar nga Asambleja Parlamentare për një opinion”.

“Që kur Kosova aplikoi për anëtarësim më 12 maj 2022, Këshilli i Ministrave nuk e ka pyetur Asamblenë Parlamentare për një opinion nëse janë plotësuar kriteret për anëtarësim”, shtoi Abraham.

NË FOKUS

image-78
Ndahet nga jeta gazetari dhe aktori kosovar
LAJMI-I-FUNDIT
Pamje shokuese teksa një burrë e rrah brutalisht një grua në Prizren
mirlind
Federata e Maqedonisë së Veriut reagon ndaj Mirlind Dakut: Kërko falje publike
cikloni
Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë
mjek-730x440-1-600x360-1
Vdes mjeku i njohur
komisiojii
​“Në villën e Radojiçiqit keni pi raki”/ “O zemlak, shefin ta kanë gjete në kipek me BIA-në” – Eskalon debati në Komision
5756utyty-1
E bëri shqiponjën para serbëve, UEFA e përjashton gazetarin kosovar
bes
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë