Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Deputeti gjerman: Mirë që Kosova pranoi propozimin evropian si bazë për negociata të mëtejme

Gazeta10
08 February 2023 - 12:44

Deputeti i Bundestagut nga Partia e Lirë Demokratike, Thomas Hacker e ka vlerësuar si pozitive faktin që Kosova e ka pranuar propozimin evropian si bazë për negociata të mëtejme.

Hacker ka thënë se tani është koha që BE-ja të mos lejojë më probleme në atë që e ka quajtur “lagjen e saj”, duke iu referuar Ballkanit Perëndimor.

“Është mirë që #Kosova pranon propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me #Serbinë si bazë për negociata. Duke pasur parasysh situatën ndërkombëtare, #BE nuk duhet të lejojë më burime telashesh në lagjen e saj”, ka shkruar Hacker./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.