
Deputeti I LVV-së, Alban Bajrami, në emisionin info10, ka folur për zhvillimet e fundit dhe marrëdhëniet ndërkomëbtare të Kosovës me ShBA-të, raporton Gazeta10.
Bajrami gjithashtu ka folur për opozitën dhe sipas tij, dëshirën e tyre për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.
“Kjo opozitë që e kemi tani dikur pozitë, e bënte një gjë të tillë edhe me Qeverinë Kurti I, dhe e arritën qëllimin që ta rrëojnë një qeveri plotësisht demokratike të zgjedhur nga vullneti i lirë i popullit duke e shkaktuar pastaj një rezultat të paparë në historinë e Kosovës, unë mendoj që ata prap po tentojnë një gjë të tillë”, tha Bajrami./Gazeta10.