Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetja e PDK-së: Kurti asnjëherë nuk u quajt tradhtar që po ulet me Vuçiqin

Gazeta10
17 November 2022 - 18:20

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, në emisionin Info10, ka folur rreth qëndrimit të opozitës ndaj Qeverisë Kurti, dhe ka kujtuar kohën kur PDK-ja ka qenë në pozitë, raporton Gazeta10.

Ajo u shpreh se kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk është përballur me sfidat si PDK-ja asokohe nga opozita, pasi për dallim nga ajo kohë, opozita është shumë e qetë sipas saj.

“Mendoj që kryeministri duhet ta shfrytëzoj këtë mundësi që ja ka jap opozita në Kuvendin e Kosovës, sepse jemi një opozitë mjaft e qetë sa i përketë dialogut dhe përgjithësi politikën e jashtme, sepse në politikës e jashtme e vlersojmë si interes kombëtar i përgjithshëm për të gjithë dhe jo politik të brendshme. Në cdo marrëveshje, takim që e kemi pas (si pozitë) janë organizu protesta, ka pas edhe viktima, ka pas edhe viktima policë, ka pas edhe dëmtim të pronës publike dhe këtë nuk e ka zotri Kurti, zotri Kurti deri sot nuk është quajtur asnjëherë tradhëtarë pse po ulet me Vuçiqin në tavolinë.”, tha Musliu-Shoshi./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.