
Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme, në QKUK është dërguar një mashkull pa shenja jete.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, shkruan lajmi.
Akoma nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij.
Njësitet policore janë duke e hetuar rastin.
Njoftimi i plotë:
VDEKJE E DYSHUAR- Rr. Zija Shemsiu, Prishtinë 13.02.2024-18:20. Viktima mashkull kosovar është sjellë në QKUK pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.