Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dështon tentativa e 24-të, seanca vazhdon pas 48 orësh

Gazeta10
31 May 2025 - 11:05

Ka dështuar edhe tentativa e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Pavarësisht përpjekjeve të deritashme, deputetët nuk kanë arritur të bien dakord për formimin e komisionit që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe
që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk
morën pjesë në votim.

Nga 111 deputetë të pranishëm në seancë, 53 votuan për, një kundër dhe asnjë abstenim.Dehari bëri të ditur se seanca ndërpritet dhe se do të vazhdojë më 2 qershor, në orën 10:30.

 

Propozimi për këtë formë votimi u bë më 1 maj nga Dehari, pas disa raundesh të pasuksesshme ku kandidatja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.