Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dialogu, Stano thotë se Këshilli për Punë të Jashtme do të diskutojë të hënën

Gazeta10
11 November 2022 - 17:06

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se Këshilli për Punë të Jashtme të BE-së do të diskutojë të hënën për normalizimi e raporteve Kosovë-Serbi, raporton Gazeta10.

Stano ka thënë se Borell u ka kërkuar krerëve të Kosovës dhe Serbisë gadishmëri për kompromis si dhe respektim të angazhimeve të tyre.

Ai ka thënë se normalizimi është faktori kryesor i dy shteteve drejt rrugës së tyre për në BE.

“Në Paris u kërkoi atyre të tregojnë gatishmëri për një kompromis dhe të respektojnë angazhimet e tyre të Dialogut. Normalizimi është një faktor kyç në rrugën 🇽🇰🇷🇸EU.  Këshilli për Punë të Jashtme do të diskutojë këtë çështje të hënën”, ka shkruar Stano në llogarinë e tij në Twitter pasi ka shpërndarë një status të shefit të diplomacisë së jashtme të BE-së Josep Borell.

Kujtojmë se së fundmi tensionet Kosovë-Serbi janë rritur pasi Lista Serbe dhe serbët e veriut janë tërhequr nga institucionet e Kosovës pasi komandanti i policisë rajonale në veri, Nenad Gjuriq është suspenduar nga puna nga Qeveria e Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.