Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Diaspora me zemër në Kosovë” – Rama thotë se mërgatës po i bëhen shumë të padrejta

Gazeta10
20 November 2024 - 21:26

Gazetari Fidan Rama e ka quajtur të padrejtë faktin që autoritetet gjermane nuk japin leje që partitë politike të një shteti të zhvillojnë fushatë në tokën gjermane në periudhën më pak se tre muaj nga data e mbajtjes së zgjedhjeve.

Ai ka thënë se diasporës po u bëhet e padrejtë, teksa ka shtuar se diaspora është një resurs shumë i rëndësishëm i Kosovës.

Tutje, Rama emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10,  ka thënë se edhe pse nuk jetojnë në këtu, ata me mendje dhe zemër janë në Kosovë.

“Aty nuk ka mekanizma që cenojnë të drejtën e dikujt, përhapin propagandë ose cenojnë sigurinë e atij vendi. Është gabim përpjekja me i ndal takimet me një aktivitet që është në numër shumë të vogël. Diaspora është resurs shumë i rëndësishëm i Kosovës që jeton atje, tek e fundit nuk jemi as të parët as të fundit që në diasporë bëjmë aktivitete ku bëhen thirrje, kërkohet vota në raport me një ndryshim që të njëjtit që vijnë në pushtet mund të ia sjellin asaj pjese që jeton jashtë, që për shumë arsye kanë kaluar atje por mendjen e kanë në Kosovë, me mendje dhe zemër janë në Kosovë dhe sa herë të vijnë pjesën më të madhe të shpenzimeve e bëjnë në Kosovë”, ka thënë Rama. /Gazeta 10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.