
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani ka komentuar edhe ngjarjet që kanë ndodhur në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Dibrani tha se çështja e dinarit në Kosovë nuk mund të përfundohet shpejtë pasi është procedurë që merrë kohë më shumë.
Ai shton se në Evropë Kosova i ka punët më mirë sesa Serbia, raporton Gazeta10.
“Kosova i ka punët më mirë në Evropë sesa Serbia, debati që bëhet për Serbinë në Bruksel dhe në Stokholm është goxha i ashpër”, tha ai në Kanal10./Gazeta10