Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së martës.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, pasi zjarri ka kapluar katin e dytë të objektit, ndërsa s’ka të lënduar.
“Është djegur objekti në katin e dytë, nga zjarri janë djegur disa letra. Nuk dihen ende shkaqet”, ka thënë udhëheqësi i zjarrfikësve, Malë Gashi.
Ai ka shtuar se zjarri tashmë është lokalizuar.
Objekti i IML-së ishte përfshirë nga flakët edhe në fund të marsit.
Atë kohë, dyshohej se shkaktar ishte defekti në instalimin elektrik.