Gazeta10

Digjet vetura në Prizren, pronari i saj deklaron se vlera e dëmit është 43 mijë franga

Një veturë e tipit “Mercedes GLA” e vitit 2018 me targa zvicerane, sot në Grazhdanik në Prizren është kapluar nga zjarri. Pronari i saj ka deklaruar në polici se vlera e veturës është 43 mijë franga.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë e Prizrenit tha për Gazeta10 se rasti i djegies ka ndodhur teksa shoferi po voziste, i cili ka vënë re erë benzine dhe tym.

“Automjetin e tij kur e ndalon për ta shikuar problemin dhe në atë moment automjetin e ka kapluar zjarri. Pas raportimit  në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit dhe e kane shuar zjarrin si pasojë e zjarrit automjeti është djegur tërësisht. Viktima deklaron se dëmi i shkaktuar ka vlerën rreth 43000 Franga zvicerane”, tha Bytyqi.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është filluar rasti  “Incident zjarri”, përfundoi ai./Gazeta10

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonii
Mediat serbe nxjerrin një video, pretendojnë se Faton Hajrizi vodhi një biçikletë në Lloznicë para se të vritej