Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Diplomatët e Kosovës paralajmërojnë protestë në oborrin e Ministrisë

Gazeta10
21 September 2022 - 13:46

Shoqata Sindikale e zyrtarëve dhe diplomatëve të MPD-së ka bërë me dije se të enjten me 22 shtator do të protestojnë përpara objektit të kësaj ministrie, derisa kanë listuar një varg kërkesash për ministren Donika Gërvalla, raporton Gazeta10.

Një prej kërkesave është edhe siç thonë nga Sindikata “ndërprerja e hakmarrjes ndaj sindikatës dhe kryetarit në pajtim me ligjin dhe organizimin sindikal”.

Përveç kësaj kërkohet shfuqizimi i të gjitha vendimeve që Sindikata i cilëson si ‘arbitrare” e përmes të cilave thonë se janë larguar shumë kolegë nga puna pa vendim gjykate. “Shihemi nesër (e enjte) me date 22.09.2022, ne ora 12:00”, thuhet në komunikatë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.