
Raporti: Arbenita Ilazi/Kanal10
Kjo është puna disa mujore e nxënësve të Finish School, në fushën e teknologjisë dhe Inovacionit.
Nxënësit e kësaj shkolle, nga klasa e 7-të deri në të 12-tën, i ekspozuan projektet e tyre, në panairin për shkencë dhe inovacion të organizuar nga Finish School.
Interesimi dhe dëshira e nxënësve për të zbuluar diçka të re nuk mungonte në projektet e realizuara nga ta.
E gjithë puna dhe realizimi nuk do të bëhej i mundur pa punën dhe përkushtimin e profesorëve.
Profesori Fitim Kastrati, thotë se gjatë 5 muajve të fundit nxënësit kanë punuar në vazhdimësi për të arritur rezultatet e prezantuara në këtë panair.
Finish School në vazhdimësi organizon aktivitete të ndryshme të cilat vënë në pah punën dhe zhvillimin arsimor të nxënësve të saj në fushën e shkencës dhe teknologjisë.