
Djali i kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, Musli Gucati, ka reaguar pas operimit të babait të tij pasi iu ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Gucati përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka thënë se do t’i vrasë secila dhimbje e babait të tij tradhëtarët e Kosovës, transmeton Gazeta10.
“Po e ndjejm çdo dhimbje tanen ashtu qysh gjithë i kena ndje, po mijëra gjilpëra po na u nguliten në shpirt që me ty nuk jemi. Pasha plagët që i ke në trup që sot prapë tu hapen ka me i vra secila dhimbje e jotja tradhëtaret e Kosovës dhe ata që sot nuk na lejuan të jemi me ty në këto momente të vështria që po kalon dhe të privuan nga liria”, ka shkruar ai.
Hysni Gucati, u operua sot vetëm disa javë pas operimit të parë që kishte në Holandë./Gazeta10