Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Djali i ushtarit të UÇK-së përshëndetet me kolegët e punës, merr rrugën e mërgimit

Gazeta10
02 May 2023 - 8:39

Valës së emigrimit të të rinjëve mga Kosova iu është bashkangjitur edhe Gazmend Hasani nga Podujeva.

Për largimin e tij nga Kosova, ka njoftuar vetë ai në një postim në llogarinë e tij më facebook.

“Mirupafshim Kosovws.Kam punuar për 6 vite rresht dhe tash kam vendosur ta lë punën. I gjeta kolegë, e tash po i lë si familjarë. Për këto vite Restaurant ORA në Podujevë, me në krye Ditar Hoti, më mirëpritën dhe më ndihmuan ta kuptoja e mësoja më së miri zanatin. Unë në të vërtetë nuk kisha nevojë shumë për punë e pagë, sa kisha nevojë për miq, e këtu i gjeta të dyja. Në periudhën më të vështirë të jetës sime, kur të gjithë familjarët që më kishin mbetur, nuk i kisha pranë, u “strehova” te familja e madhe e Nexhmi Hotit ne Restaurant Ora.I falënderoj të gjithë kolegët, stafin në përgjithësi, e sidomos Nexhin me dy djemt Ditarin e Visarin për këtë mbështetje.Unë po e lë Kosovën. Po e lë ëndrrën e parealizuar të babait tim të ndjerë, luftëtar i UÇK-së. Po e lë Kosovën e NËNËS sime po ashtu të ndjerë, për t’iu bashkuar vëllait dhe motrës që jetojnë prej kohësh në mërgim.Mirupafshim dhe faleminderit!I përmalluar, Gazmend Behram Hasani,Katunishtë, Podujevë, Maj 2023”, ka shkruar ai

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.