Gazeta10

Dogana parandalon një rast të kontrabandimit të mallrave nga Maqedonia e Veriut, vlera e mallit arrin rreth 20 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave nga Maqedonia e Veriut, vlera e mallit arrin rreth 20 mijë euro.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se në kuadër të planin Operativ kundër kontrabandës së mallrave nëpërmjet vijës së gjelbër/rrugëve malore të paautorizuara nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në regjionin e Vitisë kanë realizuar edhe një operacion.

“Ky operacion ka targetuar automjete transportues të dyshimtë për kontrabandë me mallra. Pas ndalimit të automjetit të parë u gjeten mallra të kontrabanduara, tekstile-veshmbathje në një sasi prej 2,080 artikujve. Vlera e këtyre mallrave përcaktohet rreth 9,000 euro. Përveç kësaj, është vërejtur se këto mallra shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale dhe janë marka të falsifikuara. Derisa ne rastin e dytë, përsëri janë hasur në tentim të kontrabandimit tekstil në vlerë rreth 12,000 euro”, vijon njoftimi.

Mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe ndaj palëve janë nisur procedurat kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës vazhdon të angazhohet për të forcuar masat e sigurisë dhe luftën kundër kontrabandës nëpërmjet bashkëpunimit me autoritetet e tjera vendore dhe rajonale.

NË FOKUS

MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
mjek
Ndërron jetë kirurgu i njohur kosovar
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 63 vjeçare
Saranda-Bogujevci-dhe-Albulena-Haxhiu
Bogujevci ia ndalë mikrofonin Haxhiut, ajo e lëshon sallën e Kuvendit: Ndaljani fjalën
image-26-600x360
Dalin pamjet e arrestimit të katër serbëve që ofenduan dhe sulmuan policinë në Veri
meritoni
“Ishim në të njëjtën makinë”, Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj