Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kush është atentatori i dyshuar ndaj Kurtit, Haliti e Haxhës, Prek Kodra?

Gazeta10
19 September 2022 - 13:40

Mediat shqiptare raportuan për një plan të vrasjes së Kurtit, Halitit e Haxhës në vitin 2021. Sipas dokumentit të brendshëm të policisë, i dyshuari është një shqiptar nga Tropoja, Prek Kodra.

I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar i lindur me 1 Maj 1976,. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

Sipas Policisë, ky person është me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezullua urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë./Gazeta10

A2 CNN dhe Gazeta 10 nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto dokumente, të publikuara nga grupet e hakerave./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.