Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Drejtoresha në Prizren u detyrua nën kërcënim të nënshkruajë një pagesë, e lajmëron rastin në Polici

Gazeta10
31 October 2022 - 22:14

Drejtorja e Punëve dhe Mirëqenies Sociale në Prizren, Vjollca Kabashi, sot ka lajmëruar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi ishte nën presion dhe kërcënim për një pagesë.

Kabashi përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka thënë se pas nënshkrimit të pagesës e ka lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës, transmeton Gazeta10.

“Andaj shpreh indinjatën time të thellë që nga e enjëta deri të premtën në ora 13:20minuta lidhur me një pagese që për mua është e kundërligjshme duke më shantazhuar e duke më kërcenuar se unë të shkarkoj dhe jam detyruar të nënshkruaj nën presion dhe kërcenim me urdhëra të kryetari Shaqir Totaj, shefit te kabinetit Nehat Elshani dhe drejtorit të Drejtorisë të Shërbimeve Publike Çelë Lamaj.

Pas detyrimit të nënshkrimit nën kërcënim mbrenda zyrës së kryetarit, i dërgova email perseri kryetarit ku lidhur me këtë rast i njoftova dhe u drejtova në stacionin policor ku dhashë deklaratë në njesitin e krimeve ekonomike në Prizren për të gjitha keto parregullsi”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.