
Pas raportimit nga emisioni i mëngjesit se ka filluar mësimi në gjimanzin “Ismail Qemali” në Kamenicë, është telefonuar drejtori i Arsimit në Kamenicë, Afrim Dervishi, raporton Gazeta10.
“Sot kanë fillu mësimin nxënësit në gjimnaz, janë edhe katër shkolla tjera të cilat vetëm se kanë filluar të punojnë, ato vazhdojnë normal.”
Tutje, ai tha se mësimdhënësit janë ata që e kanë marrur këtë iniciative dhe se janë bërë përgatitjet e duhura.
“Neve na kanë ftuar mësimdhënësit të fillorës, pastaj kanë filluar me i shpërnda librat, ne nuk kemi kërkuar, nuk është që ne kemi insistuar që ata të vazhdojnë mësimin…Shkollat të cilat ngrohen me dru, janë duke u furnizuar nga operator, ndërsa 3 shkolla që kanë ngrohje me peletë, nuk kemi arritur ta sigurojmë për faktin se që në procesin e përzgjedhjes, kemi hasur në disa sfida.”, tha ndër të tjera drejtori./Gazeta10.