Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Drejtori i KEK-ut refuzon të kontrollohet nga ekipi mjekësor në Emergjencë

Gazeta10
19 April 2023 - 18:04

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka refuzuar të kontrollohet nga mjekët në Klinikën Emergjente në QKUK.

Burimet i kanë thënë Kohës se përkundër që ai ka thënë se është i sëmurë, nuk ka pranuar të kontrollohet kur është dërguar në Emergjencë.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka thënë për Kohën Krasniqi se ka qenë i shoqëruar me zyrtarët policorë deri në klinikë, porse nuk ka dashur të trajtohet.

Sipas tij, ai është kthyer sërish me zyrtarët policorë.

Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në zyrën e tij. Ai tutje ka refuzuar që ta hapë derën e banesës, kur i është kërkuar nga Policia që bastisjet t’i vazhdojë edhe aty. Krasniqi ka refuzuar nën arsyetimin se është i sëmurë. Policia ndërkaq ka thirrur ndihmën e shpejtë mjekësore.

Sipas burimeve, arsye për bastisje është një kontratë për renovimin e kaldajave në bllokun A5 të Termocentralit “Kosova A”, për një kontratë të konsulencës e për një tjetër kontratë me KEDS-in.

Korporata Energjetike e Kosovës tha se nuk ka ndonjë informacion zyrtar për kontrollin e kryer nga Policia e Kosovës në zyrat e këtij institucioni të mërkurën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.