Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Drejtori i Prishtina Mall: Jemi përtej pritshmërive, jemi gati për diasporën

Gazeta10
18 July 2023 - 14:48

Vullnet Latifi, drejtor i përgjithshëm i qendres më të madhe tregtare në Ballkanin Perëndimor, Prishtina Mall, si nikoqir i super spektaklit  veror “PolitikOFF”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, ka dhënë detaje të veçanta nga investimi më gjigant që është bërë pas luftës së fundit në Kosovë.

Ai tutje ka folur rreth përgatitjeve që ka bërë Prishtina Mall për të pritur një numër të madh të qytetarëve, duke përfshirë jo vetëm ata nga Kosova por edhe nga shtetet e rajonit.

Latifi ka shpalosur edhe përgatitjet që po bëhen për mërgimtarët, për të cilët do të këtë organizime dhe aktivitete të shumta, duke filluar nga fëmijët dhe të gjitha grup moshat tjera.

“Një e treta e hapësirës së qendrës sonë i dedikohet argëtimit dhe kjo na bënë të veçantë”, tha Latifi.

Ai tutje foli edhe këndin e garave me makina ku do të zhvillohet emisioni “PolitikOFF”, me të ftuar të shumtë nga politika, jeta institucionale, kulturore dhe sportive.

Latifi foli edhe për pritshmeritë e Prishtina Mall, duke thënë se asgjë deri më tani nuk është jashtë asaj që kemi planifikuar.

“Nga shtatori do të kemi edhe brende të reja që do të vendosen në qendrën tonë, siç është Zara, Bershka, Pull & Bear, etj”, tha Latifi.

Ai në fund tha se qendra ka të punësuar rreth 3000 punëtorë dhe ky është një projekt me impaktin më të madh socio-ekonomik për Kosovë./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.