Gazeta10

Drejtori i VisaMetric doli para gjykatës, pritet të merret sot një vendim ndaj tij

Shtetasi turk S.O., drejtor i VisaMetric është ndaluar dje për 48 orë si i dyshuar për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, ndaj tij prokuroria ka kërkuar nga gjykata kompetente caktimin e masës së paraburgimit. Seanca është mbajtur dhe gjykata pritet të marrë një vendim sot.

Lajmin për përfundimin e seancës e ka konfirmuar për Gazeta10 zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi si dhe tha se sot pritet të merret vendimi.

Ndërsa, përfaqësuesi ligjor i VisaMetric, Fisnik Salihu tha se janë në pritje të vendimit të gjykatës.

“Është mbajtë një seancë dhe ne po e presim vendimin”, tha ai.

I njëjti shtoi se edhe përkundër ndalimit të drejtorit S.O., VisaMetric është duke vazhduar punën dhe ofrimin e shërbimeve.

“Ndalimi i drejtorit nuk ka të bëjë asgjë me udhëtimin e shërbnimeve dhe puna e VisaMteric normalisht që vazhdon”, përfundoi avokati Salihu.

Prokuroria konfirmoi ndalimin e drejtorit të VisaMetric dje si dhe njoftoi se brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore,”derisa iu bëjmë të ditur se lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar hetimet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale”, u tha në njoftim

Gjykata Komerciale ia ka ndaluar VisaMetric që t’ua marrë qytetarëve nga 30 euro për shërbimin postar të dërgimit të pasaportës./Gazeta10

NË FOKUS

albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
kurti-3
Kurti zgjohet me reagim për veriun - U dërgon mesazhe ndërkombëtarëve dhe serbëve në veri
kerstiq veriu
Gazetari serb nga veriu: Rezistenca e serbëve vdiq sot, mjaftuan disa policë e shok-bomba
346132544_251573380886211_2478339792372512310_n
Pamje dramatike nga rrahja në aeroport (VIDEO)
IMG_6871-1024x700-1
Gruaja kosovare që u vra nga burri në Zvicër, la pas vetes 4 fëmijë
kerstiq veriu
Lëndohet gazetari serb, Branislav Kërstiq, goditet me mjete të forta në Zveçan
p06-191004-314
“Katër fëmijë i kam lënë pa bukë”: Këshilltari i shkarkuar i Konjufcës ankohet për kredin 76 mijë euro
maxresdefault (1)
"Më mirë lexo çfarë thotë pjesa tjetër e botës" - Vazhdon përplasja e ashpër e Von Cramonit me Bashën