
Letra e dërguar nga kreu i VV-së, Albin Kurti atij të LDK-së, Lumir Abdixhikut shkaktoi reagime në opinion.
Analisti politik, Xhavit Drenori teksa fliste mbi situatën e fundit politike në vend tha se Kurti di si të veproj në raport me situatën e krijuar brenda LDK-së, teksa shtoi se Abdixhiku aktualisht është pa fuqi.
“Z. Abdixhiku për momentin as nuk ka fuqi, duhet të jetë shumë i kujdesshëm në lëvizjet e tij dhe z. Kurti e ka aftësinë me nuhat se ku mund ta godet. E nëse nuk i shkon as PDK-së, vendi shkon në zgjedhje. Janë dy mundësi për kryeministër, o Albin Kurti që i ka fituar votat me shumicë o opozita e që nuk besoj se PDK ia jep kryeministrin”, tha ai.