Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Duhet të mbajmë qëndrim për Kosovën”- Tensione në Kuvendin e Shqipërisë

Gazeta10
15 June 2023 - 11:41

Me debate dhe tensione ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani ka bllokuar foltoren, duke kërkuar që të mbahet qëndrim në lidhje me situatën në Veri të Kosovës ku një ditë më parë 3 policë shqiparë u morën peng nga serbët.

“Duhet të mbajmë qëndrim për Kosovën”, tha ai mes të tjerash.

Me tone të forta Dogjani i kërkoi qeverisë që të mblidhet Komisioni për Politikat e Jashtme.

“Kërkoj të mblidhet Komisioni për Politikat e Jashtëm dhe të dënojmë sulmet e Serbisë ndaj policisë së Kosovës”, tha Dogjani.

Në këtë moment ai është rrethuar nga garda por megjithatë vazhdon diskutimin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.