
Raporti: Arbenita Ilazi / Kanal10
Me kritika të mëdha është pritur vendimi i qeverisë së Kosovës për të mos e ndërtuar autostradën e shumëpritur të Dukagjinit. Banorët e asaj ane janë shprehur të revoltuar duke thënë se ky është diskriminim i pastër. Edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini që vjen nga AAK e ka konsideruar të padrejtë vendimin i cili i dëmton banorët dhe zhvillimin ekonomik të kësaj zone ku jetojnë rreth 600 mijë banorë.
Autostrada që duhet ta lidhte rajonin e Dukagjinit dhe qytetet kryesore të saj si Pejën, Gjakovën, Deçanin e Prizrenin nuk pritet të ndërtohet ndonjëherë.
Lajmi i qeverisë Kurti për të mos ndarë buxhet për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit i ka irrituar më së shumti banorët e kësaj ane.
Sipas tyre mungesa e kësaj autostrade është duke ndikuar në zhvillimin ekonomik.
Kritika për këtë ka edhe kryetari i Komunës se Gjakovës, Ardian Gjini.
Ai thotë se nuk eshtë aspak e drejtë që qeveria të mos e shehë të arsyeshme të ndërtojë një autostradë që lidh këto qytete të mëdha të Kosovës.
Zgjerimi i rrugës Prishtinë Gjakovë ka katër vite që ka filluar dhe ende nuk është përfunduar.
Kjo qytetarëve po u shkakton dëme në vetura dhe vonesa të mëdha nga kolonat e shpeshta që krijohen. /Gazeta10