
Gazetari Visar Duriqi nga Insajderi, në emisionin Info10 ka folur rreth rastit të sulmimit të kameramanit nga Insajder, ku ka identifikuar dy prej të dyshuarve, raporton Gazeta10.
Ai është shprehur se sulmuesi kryesor është djali i xhaxhait të kryetarit të Listës Serbe dhe tjetri arsimtar.
“Ne e kemi shpërnda videot edhe fotografitë edhe dy prej tyre kemi arritur me i identifiku. I pari kryesori që e ka bo sulmin është Ivan Rakiq që është djali i agjës së kryetaritë të Listës Srbska edhe tjetri është Ian Merkiq i cili është arsimtar në shkollën serbe në ver, të dy kanë qenë të përfshim por sulmi ka ndodh më shumë sesa dy persona, kanë qenë 5 ose 6 por është e pamundur tash me kujtu cdo detaj.”, tha Duriqi./Gazeta10.