Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Dyshimet e Berishës: Fabrika e municioneve s’ka lidhje me lejen e Amerikës

Gazeta10
18 December 2024 - 22:11

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se fabrika e municioneve është thjesht një biznes i nxitur mes qeveritarëve dhe turqve. Ai ka hedhur dyshime se ky veprim është bërë pa ndonjë koordinim apo leje nga Amerika.

“Fabrika e municioneve është thjesht biznes i nxitur mes qeveritarëve dhe turqve, s’ka lidhje me lejen amerikane dhe pasojat e kësaj do t’i shohim vitin e ardhshëm sepse çështja e qëndrueshmërisë në ushqim ka me ia ndal rrugën qatje”, ka thënë Berisha.

Për më tepër, Berisha nuk ka kursyer ironitë ndaj Qeverisë së Kosovës për sfidat e sigurimit të ushqimit për FSK-në.

“Amerikanët të shohin se kanë durim të madh, të shohin qysh i ke bo 106 kamariera e kuzhiniera dhe ndihmësa dhe i ke bo me qindra ushtarë kamariera”, ka thënë Berisha. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.