Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dyshohet se rreth 30 persona në Malishevë janë helmuar nga ushqimi

Gazeta10
13 October 2023 - 20:45

Komuna e Malishevës përmes një komunikate për media ka njoftuar se rreth 30 persona në Malishevë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.

Në komunikatë thuhet se personat janë udhëzuar për QKUK në Prishtinë dhe disa për në spitalin e Prizrenit.

“Dyshohet se mbi 30 persona janë helmuar nga ushqim, por situata është menaxhuar mirë nga ana e personelit shëndetësor në Malishevë dhe organeve përgjegjëse komunale e organeve tjera përgjegjëse si AUV dhe policisë”.

“Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha, situata është menaxhuar më sukses dhe situata është në kontroll të plotë. Disa nga të infektuarit janë udhëzuar për QKUK në Prishtinë dhe në spitalin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.