
Qeveria e Kosovës po vazhdon të insistojë se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk duhet të ndërlidhet me themelimin e Asociacionit.
E refuzimi i qeverisë Kurti për të quar përpara themelimin e Asociacionit pritet të ndikojë në mospranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kjo temë ka nxitu debat në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10.
Historiani Nuri Bexheti ka qenë kritik ndaj kryeministrit Kurti duke thënë se fuqia e madhe politike mund t’ia ‘then qafën’.
Sipas tij, kur Kurti ishte në opozitë kërkonte i bënte thirrje partive në pushtet që mos të takohen me përfaqësuesit politik të Serbisë, por të shkojnë dhe të flasin me serbët lokal.
‘E tani kur vet ka ardhur në pushtet nuk po shkon t’i takojë serbët lokal, por po takohet me përfaqësuesit politik të Serbisë’, ka thënë Bexheti.
Me këtë nuk është pajtuar analisti Blerim Gashi i cili i është përgjigjur me një deklaratë ‘thumbuese’ Bexhetit.
‘A të shkon Albini të bisedoj me sherbet lokal si Radojeçiqin e këta kriminelët tjetër’, ka qenë kundërpërgjigjja e Shalës.
“E citova Kurtin” – “A po ja mbanë qirin a?”, ka vazhduar përplasja e Gashit e Bexhetit. /Gazeta10/
Përplasjen e plotë e gjeni me poshtë: