Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E denoncoi rrejshëm 17 herë një person kinse ka kryer vepra penale, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Gazeta10
25 May 2024 - 9:22

Një person është arrestuar dje në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se ka denoncuar rrejshëm një person tjetër në Polici

Përmes raportit 24 orësh, Policia njofton se i dyshuari ka denoncuar rrejshëm 17 herë viktimën, duke pretenduar se ai ka kryer vepra penale.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për dy veprat penale ‘Ngacmim’ dhe ‘Lajmërim apo kallëzim i rrejshëm’.

“Koha e panjohur. I dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit dhe aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ka denoncuar rrejshëm 17 herë viktimë mashkull kosovar, kinse ky i fundit ka kryer vepra penale. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, njofton Policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
23 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.