Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E dhimbshme: Vdes punëtori i ndërtimtarisë, u rrëzua në punishte

Gazeta10
22 December 2023 - 14:29

Ka ndërruar jetë në QKUK punëtori i ndërtimtarisë që u lëndua dje në vendin e punës.

Viktima është Betim Gashi nga Përçeva e Klinës.

Varrimi i 27 vjeçarit do të bëhet nesër në orën 13:00 në fshatin Përqevë.

Gashi ishte punëtor i kompanisë “Çlirimi”.

Lidhur me këtë rast, tashmë është arrestuar menaxheri i kompanisë, Avdullah Xhema.

Xhema është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti ka ndodhur në punishten e kompanisë “Dijari Estate” që e kishte nënkontraktuar kompaninë “Çlirimi” për të kryer punime.

Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit është iniciuar hetimi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.