Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“E godet anësoren dhe bie në lugun e lumit” – Vdes një burrë si pasojë e një vetaksidenti në Prizren

Gazeta10
06 March 2024 - 19:15

Një burrë ka humbur jetën dhe një grua është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Prizren -Reqan.

Këtë për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi nga fshati Llokvicë derisa ishte duke e drejtuar automjetin humb kontrollen dhe e godet anësoren duke rënë në lugun e lumit.

Bytyqi shton se pas rënies së automjetit përafërsisht 10 metra ngasësi ka mbetur i vdekur në vend.

Me datë 06.03.2024 rreth orës 15:40 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën Prizren-Reqan me pasoja fatale. Deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi (F.M. I lindur me 1954, mashkull) nga fshati Llokvicë, Prizren, derisa ishte drejtuar automjetin humbë kontrollin e  automjetit dhe kalon në anën e majtë të rrugës ,e godet anësorën dhe bie poshtë në lugun e  lumit, automjeti bie nga lartësi përafërsisht 10 metra. Si pasojë e aksidentit ngasësi mbetet i vdekur në vend, ndërsa pasagjerja (E.M. e lindur  më 1957 ) pëson lëndime trupore, ajo është  dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe pas tretmanit mjekësor është liruar. Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë. Rastin është duke e hetuar Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Prizrenit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.