
Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e “Politikos” mes Blerim Gashit e Shkumbin Kajtazit, teksa po diskutohej për situatën e krijuar me ngërçin në Kuvend.
Gashi ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të opozitës e bizneseve, duke thënë se kanë investuar për ta ulur Vetëvendosjen në zgjedhje.
“Norracioni i disave edhe i juaji është a po bllokon VV-ja, kokfort Albini po donë me i shkel me i nënçmu të tjerët ka me ra poshtë, ky norracion u kanë edhe 5 vjet”, ka thënë Gashi.
“O zotni, nuk është norracion i joni, por i atij zotnis që ka dal natën që i ka fitu zgjedhjet edhe ka ofendu”, ka thënë Kajtazi.
“I të gjithëve edhe i opozitës edhe i një numri të mediave edhe i të gjithë bizneseve të mëdha në Kosovë, të gjithë së bashku mezi e ulën 38 mijë, respektivisht 5 për qind, po me pas investua qaq parë p.sh në Kushtrimin, s’kish dal Kushtrimi i treti me 17 për qind por kish dal i pari”, ka thënë Gashi.
Për më shumë ndiqeni debatin: