Një debat i ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të komentatorëve Xhavit Drenorit dhe Pranvera Ejupi-Hajzeraj.
Drenori ka thënë se qytetarët nuk e shohin njësoj Gjykatën Kushtetuese, ngaqë siç tha ai, “atë e kanë kapur për fyti”.
Por megjithatë, ai tha se sistemi i drejtësisë ka çalime të mëdha.
“Ai thotë po mundohna, s’po më lajnë me i kalu ligjet. Kushtetuesen e kanë kapur për fyti”, ka thënë Drenori.
Por ndaj kësaj deklarate ka reaguar Ejupi-Hajzeraj, e cila tha se VV-ja i ka zgjedhur gjyqtarët e gjykatës.
“Nuk është e vërtetë. A ta tregoj një rast me Kushtetuesen? Është ndërru kryetari i Gjykatës Kushtetuese, për këtë ka reagu ambasadori gjerman. Askush prej qeverisë nuk ka qenë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës”, ka thënë Ejupi-Hajzeraj. /Gazeta10/