
Komentatorja politike, Fatime Hajdari në emisionin “Politiko” është përplasur me analistët në studio.
Kjo përplasje ka ardhur si pasojë e vendimeve që i ka marrë deri më tani kryeministri Kurti, raporton Gazeta10.
Derisa ishin duke e komentuar kryeministrin Kurti ata nuk u pajtuan se nëse ai largohet nga pozita do të kthehet vetëm me më shumë vota.
“Albin Kurti nuk e ka problem me shku në shtëpi, problemi është që nëse ata vendosin me qu Kurtin te shtëpia, dhe presioni me iu përkthy në dëm të Republikës së Kosovës, a për me shku në shtëpi ky shkon sot por të nesërmen kthehet me më shumë vota dhe me më shumë përqindje, ka ndodh zoti Çollaku, e kemi përjetu njëherë quarjen në shtëpi të zotit Kurti dhe e kemi parë çfarë ka ndodhur më pasë”, tha ajo në Kanal10.
E ndërsa Çollaku e replikoi që për të nuk është e rëndësishme a është kryeministër Kurti apo kushdo tjetër.
Ai gjithashtu ju drejtua komentatores Hajdari duke i thënë se ‘ti ndoshta e ki problem por unë nuk e kam se kush është kryeministër’./Gazeta10