Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“E kërcënuan dhe shantazhuan” – VV-ja kërkon hetime për largimin e asamblistes në Prishtinë

Gazeta10
21 June 2023 - 19:00

Dega e Vetëvendosjes në Prishtinë e ka bërë një reagim për largimin e asamblistes Berna Saraçi dhe kalimin e saj në PDK, raporton Gazeta10.

Në reagimin e tyre, VV-ja aluduar se ky kalim në PDK të jetë vendim i vullnetit të lirë dhe jo ndrydhje e këtij vullneti, duke thënë se kështu ajo më parë ishte ankuar për shantazhe e kërcënime ndaj familjes së saj nga partia në pushtet në kryeqytet.

‘’Sot u njoftuam nga mjetet e informimit se një ish asambleiste jonë ka kaluar në një subjekt tjetër.  Ky kalim në PDK urojmë të jetë vendim i marrë me vullnet të lirë e jo ndrydhje e devijim i këtij vullneti siç na është paraqitur nga vetë ajo. Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Qendrës me grupin e asamblesitëve, ish asambleistja Berna Saraçi na ka paraqitur shqetësimet e saj në raport me kërcënimet dhe shantazhet që po i bëhen asaj dhe familjes së saj nga eksponentë të partive të pushtetit lokal. Të njëjtët e paraqitën sot aderimin e saj në këtë subjekt si sukses.’’, thuhet në njoftim.

Ata ka në shprehur shqetësim për asamblisten, duke thënë se gratë në politikë kanë nevojë për mbështetje që t’i bëjnë ballë këtyre shantazheve.

‘’Jemi të shqetësuar për Bernën si ish kolege e jona por edhe si qytetare e këtij qyteti. Gratë në politikë kanë nevojë për mbështetje por mbi të gjitha për vendosmëri që t’i bëjnë ballë çfarëdo shantazhi të ndërlidhur për veprimtarinë e tyre politike.  Po ashtu në dijeninë tonë ky është një rast i qartë i kërcënimit andaj ju bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë të fillojnë hetimet mbi rastin.’’, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.