
Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu e ka quajtur të paprecedent veprimin e opozitës për mos votimin e Komisionit për verifikimin e mandateve.
Haxhiu në “Politiko” ka thënë se ngjarjet e ditëve të fundit kanë dëshmuar se kush e ka për qellim bllokimin e krijimit të institucioneve të vendit.
“Ndodhi diçka e paprecedent, diçka që nuk ka ndodhur më herët, ku deputetët e opozitës u bën bashkë, pra PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe dhe votuan kundër raportit për verifikimin e mandateve”, ka thënë Haxhiu.
Tutje, ajo ka thënë se sipas Kushtetutës mandati i deputetit fillon pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, pastaj duhet të betohen për të filluar edhe funksionin. /Gazeta10