Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

E papritur, Klopp njofton largimin nga Liverpooli

Gazeta10
26 January 2024 - 13:07

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka njoftuar se sezoni aktual do të jetë i fundit në krye të klubit nga “Merseyside”, duke shpjeguar se i ka mbetur pa “energji” për këtë pozicion.

Në një njoftim shokues të premten, më 26 janar, Klopp u dha një mesazh solemn mbështetësve në llogarinë X të klubit, në një video që shpjegon largimin e tij.

Edhe pse ai do të vazhdojë si trajner i ekipit për pjesën e mbetur të sezonit 2023/24, do të jetë ai i fundit në Liverpool.

“Po mbaron energjia,” ka thënë gjermani. “Unë jam absolutisht mirë tani, por e di që nuk mund ta punën këtu pafund”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.