Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘E shoh të shenjtë punëtorin e arsimit, ashtu do të trajtohet’, Hyseni i LDK-së për Podujevën

Gazeta10
25 September 2025 - 20:58

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, ka folur për rëndësinë e trajtimit të barabartë dhe me dinjitet të të gjithë punëtorëve në pushtetin lokal gjatë një debati në“Politiko”.

Hyseni theksoi se çdo punonjës, veçanërisht në sektorin e arsimit, duhet të trajtohet me respekt dhe vlerësim.

“Te pushteti lokal është shumë e rëndësishme që njerëzit të shihen të gjithë njësoj. Çështjen do ta kem që njerëzit të trajtohen konform dinjitetit. Punëtori i komunës do të trajtohet në mënyrë të njerëzishme. Unë e shoh të shenjtë punëtorin e arsimit dhe do të trajtohet si i tillë,” tha Hyseni.

Ai nënvizoi se qeverisja lokale duhet të karakterizohet nga respekti për secilin qytetar dhe punonjës, duke forcuar kështu besimin dhe efikasitetin e administratës komunale. /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.