Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga ndërtimi i “Urës së Madhe” në rrugën Fier-Seman, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se punimet në këtë pjesë po kanë avansim secilën ditë.
Rama ka thënë se kjo nyje është shumë me rëndësi meqë do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve drejtë plazheve të Semanit.
Këtu keni statusin e plotë:
“Punimet për ndërtimin e “Urës së Madhe”, pjesë e rrugës Fier-Seman, po përparojnë dita-ditës, një nyjë e rëndësishme e infrastrukturës së re që do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve drejt plazheve të bregdetit të Semanit, ku ka nisur jetësimi i një plani të ri zhvillimi”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10.