Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Sonte ekskluzivisht në Politiko, Edward P. Joseph

Gazeta10
20 December 2024 - 15:01

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA në një moment delikat sipas specialistit të Ballkanit dhe profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, EDWARD P. JOSEPH

Nëse dëshironi të mësoni më shumë se çka e pret Kosovën në administratën e re të presidentit amerikan Donal Trump ndiqeni sonte Politikon në Kanal10.

Në një rrëfim të rrallë dhe krejt direkt, sonte në karrigen e nxehtë të Politikos do të jetë specialisti dhe strategjisti për Ballkanin, profesori në Institutin prestigjioz të marredhënieve ndërkombëtare në Washington John Hopkins, diplomati Edward P.
Joseph.

Joseph për më shumë se tre dekada ka shërbyer në detyra të ndryshme në Ballkan dhe ka përcjellë nga afër luftërat që janë
zhvilluar në Bosnje, Kroaci, Kosovë e Maqedoni.

Ka shkruar në New York Times e Foreign Policy.

Si aktivist i të drejtave të njeriut madje ka qenë një nga udhëheqësit e kampit të Stenkovecit në Maqedoni, kur lufta dhe kriza humanitare kishin shpërthyer në Kosovë.

Mësoni nga biseda e sotme cilat janë sfidat kryesore të Kosovës, rikthimit potencial të idesë të lëvizjes së kufijve në Ballkan dhe opsionit për marrëveshje të përbashkët me konfliktin Rusi-Ukrainë.

Pse Edward Joseph thotë se Kosova mund ta përfitojë anëtarësimin në NATO në këmbim të një marrëveshje përfundimtare me Serbinë?

Çfarë sugjeron amerikani për qasjen që Prishtina zyrtare duhet ta ketë për serbët e Kosovës?

Çfarë thotë për Kurtin, Osmanin, Putinin dhe liderët e rajonit?

Ndiqeni sonte intervistën ekskluzive ne Politiko, me fillim nga ora 20:20 në Kanal10!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.