
Analistja politike, Pranvera Ejupi Hajzeraj, e ftuar në Politiko tha se situata aktuale për kandidaturat në Kosovë mbetet e paqartë, ndërsa marrëdhëniet mes Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duket se janë ftohtë.
“Ende nuk është e qartë se kë po dojnë ta kandidojnë partitë për postet kyçe. Marrëdhënia mes Kurtit dhe Osmanit po shfaqet e ftohtë, por procesi politik ka ende kohë dhe gjithçka mund të ndryshojë,”, ka deklaruar ajo.