
Në mesin e kritikave ndaj gjendjes aktuale politike në vend, komentatorja Pranvera Ejupi-Hajzeraj përmendi edhe partinë që aktualisht mban pushtetin në detyrë, Vetvendosje.
Sipas saj, nga kjo parti po tregohet papërgjegjësi e madhe edhe ndaj kandidatës së tyre për të parën në Kuvend, Albulena Haxhiu.
Ejupi-Hajzeraj në Politiko shprehu keqardhje ndaj saj, duke thënë se po vihet si peng kur dihet tashmë sa herë që kandidimi i saj nuk po votohet.
“Ajo se çka po ndodh është shumë e papërgjegjshme prej partisë më të madhe. Po më vie keq edhe prej kandidates, z.Haxhiu e që është bë figurë komike, njerëzit po bëjnë hajgare me të. Po e vënë si peng se nuk mendoj që ajo zonja ndihet mirë kur 18-herë e qet e qesin në Kuvend për votim e nuk votohet”, tha ajo.