
Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj është shprehur e befasuar me votuesit e Lëvizjes Vetëvendosjes për votimin e Mimoza Kusari-Lilës.
Ejupi-Hajzeraj ka thënë se votuesi kosovar nuk duhet ta votojë dikë që ka folur me Milan Rajdojçiqin.
“Unë po befasohna edhe me votuesin kosovar se qysh munesh me votu dikë që e ke ni me vesh tu që ka folë me Radojçiqin që është e pafalshme. Blerimi e arsyetoi se tha dikush duhet edhe atë punë me bo”, ka thënë Ejupi-Hajzeraj.
Tutje, ajo ka theksuar se në listën e Vetëvendosjes ka pasur ministra që kanë përformuar dobët në mandatin katërvjeçar.
“Është përshembull Artane Rizvallonolli, ministre shumë e dobët. Rozeta Hajdari gjithashtu”, ka thënë ajo. /Gazeta10/