Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Ekrem Hyseni: Rinia llapjane i dha vulën e fitores Lidhjes Demokratike të Kosovës

Gazeta10
04 Shkurt 2025 - 22:46

Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni me numrin 16 ka theksuar se Rinia llapjane i dha vulën e fitores Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hyseni thotë se ndryshimi është domosdoshmëri e pashmangshmëri.

Ja postimi i Hysenit:

“Rinia llapjane i dha vulën e fitores Lidhjes Demokratike të Kosovës

Atmosferë e zjarrtë e mbështetje e fuqishme!

Në mesin e takimeve të shumta e të mbështetjes së madhe gjithandej Llapit e Gollakut, sonte u takuam me të rinj e të reja të komunës sonë.

Është ringritje për të sotmen dhe të ardhmen e tyre.

Secili nga ta meritojnë më shumë, meritojnë të jetojnë dhe ta ndërtojnë të sotmen dhe të ardhmen në Republikën e tyre, e jo të detyrohen të marrin rrugët e ikjes”, ka shkruar mes tjerash ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.