Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

EKSKLUZIVE: Aplikimi i Kosovës në KiE jashtë agjendës së nesërme, arsyeja është vizita e emisarëve

Gazeta10
17 January 2023 - 16:24

Aplikimi i Kosovës në Këshill të Evropës është “ngrirë” për një afat të pacaktuar.

Pritjet e Prishtinës për të hyrë në agjendën e janarit çështja e aplikimit të Kosovës, ka mbetur pezull deri në një vendim tjetër.

Gazeta 10 ekskluzivisht merr vesh se “dosja e Kosovës është shtyrë për një afat tjetër të pacaktuar” duke mos hyrë në agjendën e të mërkurës, datë 18 janar 2023 kur takohen zëvendësministrat e vendeve anëtare të KiE-së.

Ky takim në Strasburg, sipas burimeve të afërta me procesin, është shumë i rëndësishëm sepse shërben si takim përgatitor për agjendën vjetore të Këshillit të Ministrave të KiE-së e ku pritej të diskutohej aplikimi i Kosovës.

“Shtyrja e futjes së Kosovës në agjendë, sipas burimeve, lidhet edhe me një vizitë të rëndësishme që pritet të ndodhë me datë 20 janar ku në Kosovë dhe Serbi do të qëndrojnë në vizitë emisarët Escobar, Lajçak të shoqëruar nga këshilltarët e Francës dhe Gjermanisë”, ka thënë burimi.

Sipas tij, çështja e aplikimit të Kosovës në KiE është për momentin pezull.

Më 12 maj të vitit të kaluar, Kosova vendosi që të aplikojë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës.

Aktualisht, ajo është në fazën e parë, në të cilën Komiteti i Ministrave duhet të kërkojë opinionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës rreth dosjes së Kosovës. /Gazeta1

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.