
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ka qenë kryetemë në dekadën e fundit në Kosovë.
Dhe, tashmë për këtë Asociacioni për herë të parë nga Bashkimi Evropian është hartuar edhe draft statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ky draft statut është pranuar nga kryeministri Albin Kurti në kuadër të marrëveshjes Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023, mirëpo nënshkrimi i kësaj marrëveshje nuk është bërë për shkak të refuzimit të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq.
Kanal10 ka arritur të sigurojë një kopje të draft Statutit i cili përbëhet prej 20 faqesh dhe 45 nene të ndara në 7 kapituj.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ky draft statuti u është dërguar edhe partive politike në Kosovë, të cilat pritet qe shumë shpejt të dalin me qëndrimet e tyre pro apo kundër Asocacionit.
Ndryshe, në kapitullin e parë të draftit thuhet se Qyteti i Mitrovicës Veriore është qendra administrative e Asociacionit, përveç nëse ndryshe vendoset nga anëtarët e Shoqatës, në përputhje me Statutin.
Gjithashtu asociacioni do të krijojë simbolet e veta zyrtare, të cilat mund të përbëhen nga një flamur dhe një stemë.
Përdorimi i gjuhëve në Asociacion do të rregullohet në përputhje me ligjet në fuqi për përdorimin e gjuhëve.
Sa i përket financave thuhet se e gjithë mbështetja financiare ose tjetër e marrë nga Asociacioni do t’i nënshtrohet mbikëqyrjes dhe auditimit të Autoriteteve Qendrore siç përcaktohet në këtë Statut dhe ligjin në fuqi.
Neni 14 përcakton Menaxhimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore të themeluara dhe financuara nga Serbia.
Asocacioni menaxhon institucionet arsimore dhe shëndetësore, të cilat janë financuar nga Serbia, sipas hapave të mëposhtëm:
a). Në frymën e nenit 13 të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Kombeve. “Rrjeti arsimor serb i Kosovës” dhe “Rrjeti serb i shëndetësisë së Kosovës” do të themelohen si ofrues privatë të arsimit dhe kujdesit shëndetësor nën përgjegjësinë e Asocacionit duke theksuar Serbinë si kontribuues financiar ose, si dhe zyrat kryesore të këtyre ofruesve që aktualisht ndodhet në Serbi.
b) Në Kosovë, këta bartës do të përpiqen të kenë statusin e arsimit privat të huaj dhe ofruesit e huaj privatë të kujdesit shëndetësor. Asociacioni do të përpiqet të regjistrojë këta ofrues dhe të marrin licenca operimi në përputhje me ligjin në fuqi.
c) Çështjet që kanë të bëjnë me planprogramin arsimor do të rregullohen në përputhje me ligji në fuqi.
d) Me licencimin, Asocacioni do të menaxhojë funksionimin e këtyre ofruesve arsimor dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor.
Ndërkohë, institucioni themelues në Serbi do të lëshojë një diplomë dublikatë (diplomë serbe). Vendi i lëshimit të diplomës dublikatë është qyteti (Serbia) ku janë selitë kryesore. Qeveria e Kosovës do ta trajtojë diplomën dublikatë si diplomë të huaj të vlefshme.
Drafti i Asocacionit flet edhe sa i përket planifikimit urban dhe rural, ku Asociacioni do të ushtrojë funksione dhe mbikëqyrje të plotë në kuadër të kompetencave komunale që kanë të bëjnë me planifikimin urban dhe rural.
Gjithashtu, Asociacioni do të ofrojë këshilla ligjore, lëndore dhe kërkimore për Autoritetet Qendrore dhe anëtarët e tyre në lidhje me proceset e shpronësimit brenda kufirit administrativ të Asociacionit. /Kanal10/
Më poshtë mund ta gjeni draft-Satutin e Asocacionit e Komunave me Shumicë Serbe