Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

EKSKLUZIVE: Letrat e dorëheqjes së zyrtarëve serbë nga KKZ-të në veri të vendit

Gazeta10
09 November 2022 - 10:47

Në vazhdën e largimit të serbëve nga Institucionet e Republikës së Kosovës, më herët Gazeta10, raportoi se janë dorëhequr edhe udhëheqësit e komisioneve zgjedhore në pjesën veriore të vendit. 

Dokumentin e dorëheqjes e ka siguruar ekskluzivisht Gazeta10, ku thuhet se po kërkohet që të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme pa marrëveshje politike dhe kundër vullnetit të qytetarëve, raporton Gazeta10. 

Më tej, në letër thuhet se organizimi i një procesi zgjedhor pa arritur një marrëveshje politike, dhe pa pëlqimin e qytetarëve në këto komuna, është I pamundur, pasi sipas tyre është në kundërshtim me parimet dhe bindjet e tyre, morale, profesionale e demokratike. 

Në dokumentin e dorëheqjes janë nënshkruar Milosav Markovic, Milos Nedeljkovic, Slobodan Dimitrijevic dhe Dusica Stojanovic./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.