Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ekspertiza preliminare e komunës: Këto janë arsyet e rënies së çatisë në Arbëri

Gazeta10
22 January 2024 - 14:17

Komuna e Prishtinës ka publikuar sot një vlerësim preliminar të dëmtimit të kulmit të ndërtesës së re në Arbëri, si pasojë e së cilës u lëndua një vajzë 23-vjeçare të enjten.

Raporti preliminar është përpiluar nga dy ekspertë të fushës të kontraktuar nga komuna, arkitektët Visar Geci dhe Gëzim Kastrati.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se raporti analizon dhe jep arsye mbi rrëzimin e kulmit.

“Për të bërë një analizë preliminare se çka e ka shkaktuar këtë rënie të kulmit dhe për këtë rast kemi ftuar dy profesionistë të fushës, z. Visar Geci dhe z. Gëzim Kastrati, të cilët i kam parë si neutral dhe profesionistë të cilët veprojnë jashtë komunës, në mënyrë që ta analizojnë dhe të na japin një arsye mbi rrëzimin e kulmit të ndërtesës së Komunës së re”, tha Rama.

Ndërkaq, dy ekspertët thanë se kanë ardhur në përfundim se kulmi nuk është ndërtuar bazuar në standardet e parapara me ligj.

“Komplet kulmi ka rënë sepse komplet struktura në të cilën është ndërtuar kulmi nuk është e bazuar në standarde”, tha Visar Geci, bashkë-përpilues i raportit.

“Ky është kulmi që del jashtë murit. E kanë bërë strehën për shkak që kur të bie shi, të mos rrjedh uji në fasadë. Këtu ka qenë problemi. Këtu ka hyreë fryma dhe komplet e ka çuar kulmin lartë”, tha Geci, derisa prezantoi raportin para mediave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.